Si u plagosën policët nga dy të rinj, dyshimet e para! “Blindohet” Mamurrasi

schedule15:04 - 13 Prill, 2021

schedule 15:04 - 13 Prill, 2021

Detajet të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Mamurras ku mbetën të plagosur dy efektivë policie.  Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC, Xhensila Kodra se efektivët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj janë plagosur nga dy të rinj që kanë kundërshtuar policinë.

Autoret e plagosjes së dyfishtë janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Drejt Mamurrasit janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Ndërkohë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në ndihmë të policisë së Mamurrasit kanë shkuar edhe grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë./mv.abcnews.al