Si u lirua Dan Hutra kur Apeli refuzoi kërkesën? ILD nis verifikimet

schedule20:40 - 1 Mars, 2023

schedule 20:40 - 1 Mars, 2023

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për mënyrën e lirimit nga burgu të 40-vjeçarit Dan Hutra, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave sot në Tiranë. Në një njoftim për mediat, ILD ka njoftuar se po verifikon nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin e tij.

Hutra u lirua nga Gjykata e Tiranës me 16 Shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij. Hutra kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje. Hutra është person me precedentë të shumta penale që nga vrasja e gruas në 2007 deri te përdhunimi dhe rrëmbimi.

NJOFTIM PËR MEDIA

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!