Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si të sillemi me fëmijët në kohë pandemie? Pediatrja Gjika: Prindërit të menaxhojnë merzinë e fëmijëve, mos tju bërtasin

schedule17:50 - 10 Prill, 2020

schedule 17:50 - 10 Prill, 2020

Sheshet përpara pallateve dhe  këndet e lodrave  i ka pushtuar heshja, pasi izolimi nga koronavirusi, ka bërë që edhe fëmijët të rrinë të mbyllur në shtëpi.

Vështirësia shtohet kryesisht për familjet që jetojnë në pallate.

“Janë mësuar në kopësht, në shtëpi është tjetër gjë dhe mundohemi ti lëmë që të bëjnë çfarë të duan”, është shprehur një banore. Merr e lehtë duket situata për familjarët që banojnë një shtëpi që ka një oborr.

“Dalim në oborr, u mungon kopshti por skemi çfarë të bëjmë”, ka thënë një qytetare.

Pediatrja e njohur Lira Gjika rekomandon  që  fëmijës sado i vogël të jetë t’i thuhet e vërteta mbi situatën , ndersa dalja e tyre jashtë të jetë kontrolluar dhe mbi të gjitha të bazuar tek mjekët infeksionist

“Përpara se të marrim vendimin që fëmijët duhet të dalin jashtë duhet të flasim me specialistët me virologët me infeksionistët që merren me këtë punë dhe e dinë vështirësinë e situatës. Dalja jashtë dhe shëtitja në natyrë janë aktivitetet më të mira për shëndetin mendor dhe fizik, por për situatën që jemi ne duhet të qëndrojmë brenda dhe të bëjmë aktivitete që mund të bëjmë jashtë”, është shprehur për Abc News pediatrja Lira Gjika.

Sugjerimi kryesor që Gjika jep është menaxhimi i mërzisë së prindërve, pasi ajo reflektohet ndjeshëm tek fëmijët.

“Prindërit të menaxhojnë merzinë e fëmijëve, mos tju bërtasin, ti lënë të qajnë të frinden pasi mezi e përballojnë situatën, por orarin e gjumit duhet ta respektojnë siç ka qenë. Duhet tu japin të drejtë klur merziten, kur qajnë kur përplasin këmbët le ti lënë. Të luajnë me fëmijët, fëmijët nuk luajnë vetëm me lodra por ajo merr vlerë kur futet dhe bëhet pjesë dhe i rrituri”, ka thënë ndër të tjera Gjika.

Qetësia dhe argëtimi i fëmijëve sebashku me prindërit është forma e duhur për të parballuar këtë rutinë të re kalimtare sipas specialistëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!