Si të bëni makarona perfekte “puttanesca”

schedule11:54 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 11:54 - 30 Dhjetor, 2020

Puttanesca , një nga pjatat më të famshme italiane që e ka origjinën nga Italia Jugore. Ajo çfarë e veçon është një salcë e përbërë me kaperi, domate, hudhra, ullinj, majdanoz dhe sardele.

Sekreti, sipas kuzhinierëve italianë , janë sardelet që kanë një shije perfekte me hudhrën. Ata nuk përdorin salcë domate ose domate klasike të mëdha, por pomodorini ose domate qershi.

 

Përbërësit

-100 gr ullinj pa fara

-50 gr kaperi

-rreth 10 domate qershi

-4 lugë vaj ulliri

-Pluhur spec djegës

-Kripë

-Majdanoz

Përgatitja

-Qëroni domatet dhe pritini në copa. Ullinjve hiquni bërthamat dhe copëtoni ¾ e sasisë së tyre.

-Në një tigan, nxehni vajin dhe skuqni hudhrën, specin djegës. Hudhrën hiqeni nga tigani kur të fillojë të zverdhet.

-Shtoni sardelet, më pas ullinjtë dhe domatet. Hidhni kripë e piper sipas shijes. Përzieni gjithçka derisa të formohet një salce.

-Zieni makaronat, hidhini më pas në një pjatë  të madhe dhe shtojeni sipër salcën./abcnews.al