Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Si reagon Sarah kur vajzat kërkojnë të bëjnë foto me Dj PM?

schedule15:52 - 8 Qershor, 2022

schedule 15:52 - 8 Qershor, 2022

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku. Ata u njohën “Big Brother VIP” dhe aty nisën historinë e tyre të dashurisë, e cila po vazhdon lumturisht deri në ditët e sotme.

Së fundmi, Sarah ka zbuluar për Aulona Mustën më shumë rreth lidhjes së tyre.



Ajo ka treguar se se vajzat i afrohen Pajtimit për foto edhe kur janë bashkë, megjithatë ajo nuk bëhet xheloze. Kjo sepse, sipas saj, partneri i ka dhënë shumë siguri e kështu ka besim të plotë te ai.

“Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë.  Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që prej disa muajsh, Sarah është e angazhuar si moderatore në spektaklin e humorit “Kosherja” në ekranin e ABC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!