Si po ndikon Rusia në zgjedhjet në mbarë botën? Rritet frika për presidencialet në SHBA

schedule10:22 - 13 Shtator, 2024

schedule 10:22 - 13 Shtator, 2024

Rusia prej vitesh ka krijuar një rrjet ndikimi në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Përpara zgjedhjeve presidenciale, SHBA-të kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndikojë në rezultat.

Vlerësohet se Moska shpesh është përpjekur të minojë legjitimitetin e zgjedhjeve demokratike në mbarë botën.

“Rusia është përpjekur për vite të tëra të ndikojë në zgjedhjet në vendet demokratike, të tilla si zgjedhjet presidenciale të SHBA 2016 ose zgjedhjet presidenciale franceze 2017,” thaYulia Smirnova nga Qendra për Monitorim, Analizë dhe Strategji me qendër në Berlin.

Ndërhyrja në 9 vende midis 2020 dhe 2022

Që nga tetori 2023, SHBA dërgoi një raport në 100 vende mike në mbarë botën, i cili zbuloi se Rusia po përdorte në mënyrë aktive “spiunët, rrjetet sociale dhe mediat shtetërore” për të minuar besimin e botës në integritetin e zgjedhjeve demokratike në mbarë botën.

Midis 2020 dhe 2022, kjo vlerësohet të ketë ndodhur në të paktën nëntë vende, të cilat nuk janë emëruar, ndërsa aktiviteti “më pak intensiv” i mediave sociale ruse është regjistruar në 17 vende të tjera, me qëllim ngritjen e shqetësimeve politike për integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

Së fundi, ka pasur raporte për përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet europiane të qershorit 2024.

“Përdoren metoda të ndryshme, për shembull, sulme hakerash në të cilat publikohen dokumente të brendshme të politikanëve, dokumente të vërteta ose pjesërisht të falsifikuara, siç u veprua në zgjedhjet e 2017 në Francë.

Ajo që po bën edhe Rusia është manipulimi i opinionit publik përmes mediave sociale me ndihmën e llogarive joautentike dhe kanaleve të hapura, si Rusia Sot”, tha Yulia Smirnova.

Moska madje po vazhdon të kopjojë faqet e internetit të mëdha perëndimore. Domethënë bën që faqet e internetit të duken si ato të Spiegel, FAZ, Ëashington Post, FoxNeës e shumë të tjera, me ndryshimin se përmbajtja e publikuar atje është pro-ruse dhe publikohet me qëllim.

Këto artikuj më pas shpërndahen në mediat sociale.

Demokracia në qendër të vëmendjes

Qëllimi i ndërhyrjes ruse nuk është më vetëm përhapja dhe forcimi i pozicioneve pro-ruse, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë, por “për të avancuar interesat gjeopolitike të Rusisë dhe për të destabilizuar vendet që Kremlini i percepton si kundërshtarë të Rusisë”.

Së fundi, për të arritur këtë qëllim shpenzohen edhe shumë para. Washington Post raportoi se në vitin 2022 të paktën 300 milionë dollarë iu dhanë partive veçanërisht pro-ruse në mbarë botën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!