Një makinë tip “Golf” me targa “AA 850 VP” u aksidentua pasditen e sotme në Vlorë në lagjen “10 Korriku”, ndërsa drejtuesi u plagos dhe u dërgua në spital si pasojë e plagëve që mori.
Gazetari i ABC, Elton Nika mëson se drejtuesi i makinës tip “Golf” që e kishte marrë me qira nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok dhe u largua me shpejtësi, por u përplas me një tjetër automjet tip “Benz” duke dalë nga rruga, këputur një pemë në trotuar dhe në fund u përmbys.
Policia ka nisur hetimet për rastin duke nisur nga kontrolli i makinës nëse ka pasur sende apo materiale të ndaluara, apo drejtuesi ishte me precedent që nuk i ndaloi postbllokut. d.b/Abcnews.al



