Si mund t’u shpjegohet fëmijëve koronavirusi?

schedule21:47 - 24 Shkurt, 2020

schedule 21:47 - 24 Shkurt, 2020

Koronavirusi është kthyer në një rrezik që nga shpërthimi i tij në Kinë dhe përhapja në shumë vende të botës.

Paniku në vendet ku është përhapur por jo vetëm, vijon të jetë prezent prej javësh. Mirëpo, t’ua shpjegosh fëmijëve nuk është një gjë e lehtë.

Ajo që nuk duhet bërë është të heshtësh. Duhet të jemi të sinqertë, të shpjegojmë se sëmundja në disa raste, për personat me imunitet më të dobët mund të çojë në vdekje, por që në pjesën dërrmuese të situatave ajo shëron.

Tek fëmijët e vegjël virusi mund të përshkruhet si një “përbindësh i vogël” brenda trupit që lufton kundër ushtrisë sonë mbrojtëse dhe që ilaçet janë armë shtesë që ndihmojnë në këtë betejë trupin tonë.

Ndërsa, fëmijëve pak më të rritur u duhet bërë e qartë se numrat për të cilët ne flasim janë shumë të vogla, ne jemi qindra infeksione në krahasim me një popullsi prej dhjetëra miliona njerëzve. Dhe për të qenë optimistë, një “mos u mërzit, do ia dalim” duket pak, por mund t’u japë forcë të madhe fëmijëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!