“Si mund të martohemi kur Evropa s’na flet”, Rama: Shqipëria, vendi më i sigurt për të huajt

schedule11:01 - 18 Tetor, 2020

schedule 11:01 - 18 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin “Evropa Park” theksoi se Shqipëria është një vend mjaft i mirë  për investime.

Ai theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar, ndërsa u shpreh se nuk mund të citohet se krimi është në Shqipëri.

Sa i përket negociatave Rama the se pozicioni i Shqipërisë është i çuditshëm.

“Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne.

T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Rama:

“Shqipëria është një vend mjaft i mirë për kompanitë Gjermane.  E rëndësishme është të zbatojmë rregullat evropiane.  Ne jemi mjaft të mirë pozicionuar për sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend që furnizohet me energji të pastër.

Ka një plan i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, i cili është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastrukturë dhe digjitalizim, është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë kompanitë evropiane, apo gjermane, për t’u përfshirë, për të ardhur në rajon.

Shpresoj fort që do të gjejmë me kompanitë gjermane njerëzit e duhur për të zbatuar këtë plan. Në raport me rajonin ka pasur një ndryshim të madh, ndryshimi i qasjes tonë me Serbinë.

 Sot marrëdhëniet janë shumë më të mira. Sa i takon zgjerimit e kuptoj që është e vështirë të marrësh vendime të mëdha. Të nxitesh nga rrjete sociale apo gazeta, nuk besoj është forca për të projektuar të ardhmen. Por nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku nipërit e vegjël i venë veto gjyshërve.

Nuk ka një krim shqiptar, pasi krimi i organizuar është ndërkombëtar. Këta njerëz e kanë krijuar Bashkimin e tyre Evropian. Kush vrapon më shpejt fiton më shpejt edhe kaq”, u shpreh Rama. /abcnews.al/