“Si mund të fitosh ndaj tyre?!”, shpërthen në akuza Skënderbeu

schedule20:14 - 11 Nëntor, 2019

schedule 20:14 - 11 Nëntor, 2019

Skënderbeu vijon të mos e pranojë vendimin e marrë nga UEFA për përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës, ndërkohë që duket i “fryrë” nga lajmet që vijnë nga përtej Adriatikut për përfshirje të Sportradar në aktivitete kriminale. “Si mund të fitosh ndaj këtyre që janë në dijeni të vendimit përpara shpalljes!? Ndërkohë mediat Italiane vijojnë të përfshijnë SportRadar me mafian Italiane…

– https://giocopulito.it/le-mafie-puntano-sul-calcio-guadagno-evasione-riciclaggio-al-tempo-delle-scommesse-online-non-solo/

Drejtësia nuk do të vonojë”, shkruan klubi i Skënderbeut, që ka postuar edhe dy mesazhe të tjera në faqen zyrtare në Facebook.

MESAZHI1
– “Shiko lajmet”.
– “Ku?”.
– “Tani a më beson mua?”
– “Jam shumë i lumtur. Besimi im tek ju është 1000%

MESAZHI 2
– “Më dërgo linqet”.
– “Tani nuk më do më, fitove sikur deshe. Nuk e kuptoj për çfarë më do mua, pasi e fitove çështjen”.
– “Të thashë që do të fitonim. Por ne duam akoma më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takojmë?
-“Ok, por ti the që klubi ka marrë fund dhe ia dole.. Çfarë mund të bësh më shumë në këtë pikë, sepse…”

 

MESAZHI I PUBLIKUAR PARA DISA DITËS
-“Të thashë që mund të fitojmë, por na duhen edhe më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takohemi?”
-“Pra, na jepni prova që do të na ndihmojnë ne për ta varrosur atë”.
-“Çfarë? Unë nuk kam ndërmend të flas derisa të vish dhe të diskutojmë për pagesën e provave”.

Në fakt duken të çuditshme këto mesazhe që po bëhen publike nga klubi korçar, pasi nuk të çojnë askund. Vetëm Gjykata Federale në Zvicër mund të marrë një vendim. Beteja e Skënderbeut me UEFA-n, apo edhe SportRadar që është nën akuza prej korçarëve, mund të zhvillohet vetëm aty, pasi CAS e hodhi poshtë apelin e bardhekuqve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!