“Si më pyeti Obama për vajzat”, Topi në “Log.”: Rama më vuri spiun në 2018, një përgjigje për Berishën

schedule22:37 - 13 Prill, 2021

schedule 22:37 - 13 Prill, 2021

Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë me Endri Xhafon në “Log” ka sjellë një shembull me ish-presidentin amerikan Barack Obama për të ilustruar ndryshimet e dimensionit mes politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Topi tregoi se në një takim të liderëvë botërorë në vitin 2010, Obama kishte gjetur kohë që të informohej dhe ta pyeste për vajzat.

“Një një takim në 2010, kur unë isha President, të vendeve të Evropës Qëndore dhe Lindore erdhi dhe presidenti Obama. Ngjarjet ishin të tilla që do të organizohej një darkë punë. Ku do të shkëmbeheshin mendime për situatën. Para se të futeshim në takim. Pasi jam përshëndetur, ai më ka pyetur me hollësi, për vajzat, ç’thonë vajzat, ku është e para ku është e dyta” Ç’thotë familja? Presidenti i SHBA-ve, që ka preokupime të politikës ndërkombëtare shumë të mëdha, gjen kohë të informohet dhe bisedën e parë e bën për familjen. Nuk mund të vihet në dyshim që njerëzit që takohen të mos e bëjmë bisedën e parë për familjen.”

Gjatë bisedës me Endri Xhafon ish-presidenti Bamir Topi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjet që ndodhën me FRD-në pasi ai u largua, por u shpreh se veprimet e Presidentit Iliri Meta ishin më shumë politikane sesa institucionale.

Topi sqaroi se ai ka bërë një pakt me veten dhe për personat që ndodhen në zyrën e presidentit nuk bën komente. Gjithashtu, ish-presidenti foli edhe për votën e tij në zgjedhjet lokale të 2011 ku Lulzim Basha ishte përballë Edi Ramës.

Topi theksoi se nëse do të mbështesë një njeri e mbështet pa asnjë lloj problemi.

“Unë gjërave u kam dalë ballë. Unë sot kam punë vetëm me të vërtetën. Jo me njerëzit. Kur futesh në kutinë e votimit. Kur manipulon procesin, kanë qenë katër kuti…U votua në klasën ku kam bërë klasën e parë fillore. Kur mori vendimin Kolegji i Apelit.. Nxori që duhet të ishin numrat ekuivalentë. Ishin dy ngjyra të përafërta. Një ishte një fletë për Ramën. Të tjerat ishin 6, tre për Bashën, dy për Ramën dhe një e bardhë. Unë në ato zgjedhje kam votuar në fletën e bardhë. Duke zgjedhur neutralitetin.”

Në intervistën me Endri Xhafon, Bamir Topi komentoi edhe cilësimet nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, si “horr Bulevardi” dhe akuzat për grusht shteti.

Topo tha se nëse do të kishte pasur një sjellje të ngjashme si Berisha, do t’i ishte kthyer me “horri i shtegut të dhisë.”

“Po të kisha pasur një sjellje të ngjashme, do t’i thoja horri i shtegut të dhisë, ai që në atë kohë futej në krenari në postbollkun e kampit të udhëheqjes së lartë, te blloku. Atëherë të rinjtë lëviznin në bulevard në orët e mbrëmjes, jo për të vrarë kohë. Institucioni më i rëndësishëm në Tiranë në atë kohë ishte Bulevardi i Tiranës. Në atë institucion bëheshin takime, kanë lindur dashuri, janë lidhur  familje. Është bërë dhe politikë….Dy botë të ndryshme, janë botët që përplasen, jo individët. Prandaj nuk i thoja dot publikisht horri i shtegut të dhisë.”

Ndërsa, duke folur për marrëdhëniet me liderët aktualë politikë, Topi tha se me kryeministrin Rama marrëdhëniet i ka inekzistente. Marrëdhëniet mes tyre, sipas ish-presidentit janë ndërprerë në vitin 2018, “pas një gabimi fatal të Ramës.”

Bamir Topi tregon se i kishte shprehur kryeministrit shqetësimin që kishte për një personazh që ishte pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, por sipas tij, ai rezultoi që i shërbente vetë Ramës.

“Rama me arrogancën e tij harron që…kur ka pas nevojë i ka rënë figurativisht me shqelmë derës për të hyrë. Dhe e ka pasur të hapur. Nuk reagon ndaj një shqetësimi që unë kisha për një personazh, që kishte qene pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, që survejonte presidentin në detyrë. Aty kuptova që ai njeri kishte shërbyer në dy drejtime. Formalisht Berishës, realisht Ramës. Ai njeri shërbente tek Edi Rama. Pas ngjarjes së 21 janarit. Një punonjës i rëndomtë merr porosi dhe i zbaton, për të survejuar presidentin në një kohë të vështirë psikologjike të familjes, por jo për mua.”

Topi thotë se ai vetë i merrte informacionet në mënyrë zyrtare nga shërbimi sekret i shtetit.

“Ky personazh vjen e gradohet nga Edi Rama. Ose nuk ka pasur kurajo të kthejë përgjigje, ose ka qenë peng i këtij emërimi sepse e mbajti muaj e muaj në detyrë.” sb/abcnews.al/