“Si ishim dhe si jemi”, Edit Pulaj: Kemi realizuar 13-të ekspozita. Synimi jonë, evidentimi i artistëve që merren me Tiranën

schedule10:47 - 9 Janar, 2025

schedule 10:47 - 9 Janar, 2025

Drejtoresha e Galerisë së Tiranës, piktorja Edit Pulaj ka ndarë detaje nga puna që ky institucion ka bërë gjatë vitit që sapo lamë pas.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo tha se kanë realizuar 13 ekspozita dhe tema kuratoriale, në vitin e parë, tema ishte ‘Si ishim, si jemi, vetëm, bashkë’.

Pulaj ka theksuar se synimi ka qenë që të sjellin më pranë publikut artistë që kanë një jetë që merren me Tiranën.

“Ka qene një vit shumë intensiv. Kjo është ekspozita e 13-të, e cila ka qenë pjesë e programit të 2024. Nisi pra në dhjetor në kohën e periudhës së festave dhe janë fiks 13 ekspozita të kuruara nga Galeria e Arteve Tiranë, e cila dhe si strategji është ndryshe, sepse si një Galeri Arti Publike është një Galeri e re, sepse më përpara funksiononte vetëm si galeri pritëse. Strategjia ime me marrjen e detyrës ishte që ne të prodhojmë, ne të përzgjedhim dhe të shërbejmë produktin artistik.

Për arsye krijova dhe një temë kuratoriale, dhe në vitin e parë, tema ishte ‘Si ishim, si jemi, vetëm, bashkë’. Ishte një process organizimi, duke ftuar artistë që marrin Tiranën si shqyrtim, sjellin artistin shqiptar që hulumtojnë Tiranën.

Në vitin që sapo kaluam, pra në 2024, kemi organizuar 7 ekspozita personale, tre kolektive, kemi sjellë dy koleksione, përfshirë dhe të fundit që është me Muzeun Mesjetar të Korçës. Pra, gjithë kjo larmi konceptesh, zhanresh, formash, ishte me këtë qëllim, që t’i sillnim Tiranës artistët që kanë një jetë që merren me të”.

Më tej, ajo shtoi se brezi i ri është bërë më pak i interesuar rreth kulturës, por nuk do të dorëzohen derisa të gjejnë strategjinë e duhur.

“Rezistenca e vëmendjes ndaj diçkaje po na mungon të gjithëve, sepse informacioni është i shpejt, teknologjia ka bërë të vetën, ke kaq shumë informacion për t’u thelluar dhe ky është një fenomen global, nuk na referohet vetëm ne. Por nuk duhet të dorëzohemi, të sjellim gjënë në një formë bashkëkohore, duhet gjetur strategjinë e duhur për ta sjellë në vëmendje. Duhet të bëhen bashkë disa elementë që t’i bësh bashkë dhe ta sjellës në vëmendje atë proces”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!