Si guxon ti?! Çavuşoğlu flet për konferencën e tensionuar me Dendias: I kaloi kufijtë

schedule19:57 - 16 Prill, 2021

schedule 19:57 - 16 Prill, 2021

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka folur për herë të parë pas konferencës së tensionuar me homologun e tij grek një ditë më parë, teksa Nikos Dendias ishte në Ankara.

Çavuşoğlu deklaroi se paraprakisht kishte rënë dakord me homologun e tij grek për të shmangur fërkimet në konferencën për shtyp, por ndodhi e kundërta, ndërsa u justifikua me faktin se u detyrua të japë përgjigjen e nevojshme në emër të vendit të tij dhe turqve qipriotë.

I kaloi kufijtë, unë dhashë përgjigjen e nevojshme në emër të Turqisë dhe turqve qipriotë”, ishte deklarata e parë publike e Çavuşoğlu pas konferencës së tensionuar për shtyp me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Por cfarë ndodhi? 

Atmosfera e konferencës dje në Ankara nisi e përzemërt, por u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje (lexo ketu).  /db/abcnews.al