Si e pastroi vendosja e karantinës ajrin në Bangkok

schedule15:39 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:39 - 30 Qershor, 2020

Fotografi të shkrepura në Bangkok, Tajlandë tregojnë ndikimin që kanë pasur në cilësinë e ajrit tre muajt e karantinës së vendosur për shkak të koronavirusit.

Qielli i kryeqytetit tajlandez ishte i mbuluar nga një smogu toksik të përbërë nga grimcat e dëmshme PM2.5 në fillim të vitit. Kjo ndotje ishte shkaktuar nga ndërtimi, makinat dhe zjarret agrokulturore.

PM2.5 janë grimca të imëta atmosferike (PM) që kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometra dhe paraqesin një kërcënim për shëndetin e njerëzve kur nivelet në ajër janë të larta.

Megjithatë, me vendosjen e karantinës shumë projekte u lanë përgjysmë dhe dërgimin e ndërtuesve në shtëpitë e tyre, niveli i ndotjes është reduktuar.

Ndalimi i turistëve që nga fundi i marsit, masë që është ende aktive, ka reduktuar po ashtu në mënyrë të konsiderueshme numrin e makinave, taksive dhe mjeteve të tjera të transportit në rrugë.

Pamjet e mahnitshme të shkrepura këtë mëngjes në distriktin Huai Khwang në kryeqytet tregojnë diferencën madhore në pastërtinë e ajrit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!