Të gjithë kanë qenë dëshmitarë të filmit “The Ring” dhe skenave tronditëse të këtij horrori Holliwoodian. Dhe pse i prodhuar në vitin 2002, ky film vazhdon të shokojë audiencat brez pas brezi. Skenat e frikëshme dhe audiot drithëruese e bënë këtë vepër si një nga filmat ikonë të këtij mijëvjeçari. Por ajo qe të gjithë nuk mund të harrojmë është protagonistja, Samara. Arsyeja e shumë të bërtituarve dhe manktheve gjatë natës, është bërë tashmë përsonazhi më ndikues në industrinë e filmit të zhanrit horror. Të gjithë e mbajmë mend fort mirë skenën kulminante kur Samara del nga ekrani i televizorit dhe zvarritet me flokët që i mbulojnë fytyrën në dysheme. Vogëlushja e shndërruar në përbindësh nga torturat e saj, na ka shkaktuar netë të tëra pa gjumë.
Por mesa duket gjithçka ka ndryshuar. Aktorja e talentuar Daveigh Chase, tashmë është transformuar në një zonjushë vërtët të hijshme duke lënë pas çdo gjë nga roli që e bëri të njohur për publikun. Ajo tashmë shijon jetën e saj jashtë kamerave dhe e ka ndërprerë karrierën si aktore. Vështirë për t’ju besuar syve, por Daveigh Chase është një vajzë vërtet simpatike dhe aspak e frikshme. Në filmin “The Ring”, tragjeditë me Samarën nisnin nga një telefonatë që nuk duhej ngritur, por me aktoren bukuroshe të gjithë do të donin të kishin numrin e saj të telefonit./abcnews.al


