Si duhet të sillemi me fëmijët gjatë “karantinës”, psikologia e njohur tregon çfarë duhet të bëjmë

schedule22:47 - 1 Prill, 2020

schedule 22:47 - 1 Prill, 2020

Pothuaj shumica e vendeve në Europë janë vendosur në karantinë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Persona të ndryshëm me veçori të ndryshme e përjetojnë këtë situatë në mënyra të ndryshme.

Për të folur në lidhje me këtë psikologja Denada Toçe, në një lidhje me Skype, me Juli Xhokaxhi në “Byro Politike”, ka dhënë këshilla. Toçe këshilloi mënyrën se si mund tu shpjegojmë fëmijëve situatën e karantinës, dhe si duhet të sillemi me ta brenda mureve të shtëpisë.

Biseda e plotë:

Denada Toçe: Situata është e pazakontë për të gjithë ne. Nuk është se i përket një kategorie të caktuar njerëzish apo një kategori të caktuar vendesh, është situatë globale dhe kjo ka të keqen e vet. Një nga shqetësimet është edhe ai ekonomik. Stresi që po fillon tani, është i një natyre me nocione mbijetesë dhe them se do vështirësohej nëse karantinimi vazhdon më gjatë.

Juli Xhokaxhi: Si mund ti mbajmë fëmijët në kushtet e karantinës, dhe si mund ti shpjegohet atyre që do të qëndrojnë gjatë në shtëpi?

Denada Toçe: Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm informimi por pa ngarkesa emocionale, por të vërtetën duhet t’ua themi.

Duhet t’ju themi se kjo sëmundje është si gripi, por është një grip pak më i rëndë, ndaj dhe duhet të ruhemi. Kjo është mënyra që duhet të komunikojmë. Duhet ti veshim pak me natyrën e heroit, tu themi se nëse ne qëndrojmë në karantinë atëherë gjyshërit tanë do shpëtojnë dhe nuk do të pësojnë asgjë, pra tu themi se ata janë shpëtimtarët.

Është e rëndësishme mbajtja e rutinës, pra duhet ti përmbahen një rutinë sic e kishin dhe më parë, të mbajnë një rregull të caktuar, pasi në të kundërt do sillte dëmtime, si tek të rriturit dhe tek fëmijët. Pra aktivitetet duhen zbatuar me orar, mënyra më e mirë është mbajtja e një axhende.

Juli Xhokaxhi: Një tjetër pjesë e shoqërisë shqiptare janë personat që kanë çrregullime të spektrit mendor, siç janë ata të spektrit autik, sa vështirësohet pjesa e të afërmve dhe si mund të ndihmohen ata?

Denada Toçe: Nëse ka një grup njerëzisht që kjo karantinë nuk e ka favorizuar, janë pikërisht këta persona sidomos tek fëmijët autik. Ne jemi në prag të 2 prillit që është dhe muaji i ndërgjegjësimit të autizimit, dhe të vjen keq që planet dhe organizimet e kësaj dite nuk do të zhvillohen.

Këta fëmijë ne sot i kemi në shtëpi dhe kjo nuk i favorizon aspak, është e vështirë që të bëhet një trajnim online pasi është e vështirë të krijohet dinamika e terapisë, edhe pse ato kanë qenë prezent këtë periudhë. Jemi në një deficit shumë të madh dhe urojmë që të përfundojnë sa më shpejt. Këta fëmijë nuk e kanë luksin që të qëndrojnë gjatë në shtëpi./abcnews.al