Vizita e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Shqipëri ishte tema e diskutimit në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, të hënën në mbrëmje.
Të ftuar për të folur për këtë temë ishin ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho dhe analistët Neritan Alibali, Mentor Nazarko dhe Mentor Kikia.
Të pyetur nga moderatori Xhafo se si duhen interpretuar mesazhet e Pompeo dhe vizita e tij, të ftuarit thanë se ajo ishte më shumë e karakterit ekonomik, pasi ai vinte në Tiranë si përfaqësues i një kompanie energjetike.
Për ish-ambasadorin Nesho dhe analistin Alibali, Mike Pompeo nuk ishte në Shqipëri me mision politik.
Por për dy analistët Nazarko dhe Kikia, Mike Pompeo ende nuk e ka mbyllur karrierën politike, prandaj mesazhet e tij në mbrojtje të ambasadores, por dhe ato drejtuar politikës, qëndrojnë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Si t’i interpretojmë mesazhet e Pompeo?
Nesho: Padiskutim si çdo qytetar amerikan mbrojta e figurës së ambasadorit është për mbrojtjen e shtetit. Nuk kemi të bëjmë me një person, tashmë është në biznesin privatit, është kryetar i bordit të një kompanie me bazë në Teksas?
Xhafo: Është paguar për të qenë këtu?
Nesho: Duke qenë person privat me një kompani që ka interesa të caktuara edhe në zonën e Ballkanit, interesat e shprehur atë zotit Pompeo që merr pjesë në një bord edhe më të madh, që shpreh, interes për energjinë në lindjen e mesme, është e drejta e tij të marrë pjesë në një aktivitet privat.
Xhafo: Pse mos mendojmë se Grenell është i paguar gjithashtu?
Nesho: Duhet të sqarojmë një gjë që është marrë një intervistë e Pompeo i cili ka thënë për Berishën që nuk kam asnjë dijeni. Përgjegjësia që ka zoti Grenell di Drejtor i Shërbimeve Inteligjente Amerikane e vë përballë një përgjegjësie për të thënë të vërtetën e tij. Zoti Grenell para se të vinte ka qenë lobist për shumë çështje, si për lobin kroato-amerikan, për Moldavinë. Dua të them edhe një gjë që ideja dhe koncepti jonë për SHBA është shumë i ndryshëm. Trumpizmi ka fituar në Partinë Republikane, por problemi që diskutohet sot është që ideja që Amerika e para të jetë pa Trumpin, për të gjitha gjërat e tjera. Edhen ky pozicion i zotit Pompeo tregon se është një republikan me një pozicion të madh. Mënyrat e ftesës janë dy e para se zoti Rama nuk ka patur fatin të takojë një zyrtar të lartë të SHBA. Në momentin që vizitoi Uashingtonin dhe donte të ishte pjesë e një diskursi të komunitetit izraelit i hoqën të drejtën për të takuar zv.presidentin.
Xhafo: Po heq fiksimet e veta?
Nesho: Po heq fiksimet e veta dhe po realizon diçka që ka ëndërruar. Rama i trembet asaj hijes së Trumpit dhe përdor gjiganti në takimet ndërkombëtare, nga ana tjetër mund ta përdorë dhe në rast tjetër.
Xhafo: A është vizita e Popmepu një vizitë e interesuar nga interesa ekonomike?
Alibali: Unë mendoj se vizita e Pompeo është më e rëndësishme se ky memorandumi që u firmos, se ky është një memorandum për investime në fushën e gazit. Ne e dimë memorandumet janë për fillimet për të parë mundësisë e bashkëpunimit, por studimi mund të nxjerrë që nuk ka vend për bashkëpunim. Ashtu si e paraqiti qeveria bashkë me vizitën e zotit Popmpeo ishte sikur qeveria ishte ajo që sapo e filloi këtë rrugë. Edhe ju keni bërë sa emisione për TAP, edhe për këtë impiantin e gazit të lëngët dhe furnizimin e TEC-it të Vlorë, por dhe për stokimet e gazit në Dumre. Në këtë aspekt mendoj se vizita e Pompeo nuk ishte thjeshtë për këtë për të lobuar për kompaninë e tij. Kompania bëri një deklaratë që paratë, shpenzimet janë paguar nga vetë kompania për zotin Pompeo. Supozon që qeveria shqiptare e ka ftuar me shpenzimet e veta. Por ka dhe konaticion politiko, sepse figura e zotit Pompeo është e fuqishme, vazhdon të jetë me synime politike, një nga njerëzit më të afërt të Trump dhe unë mendoj se karriera politike e zotit Popmeo nuk ka mbaruar. Aq më tepër këtyre lloj përplasjeve me zotin Trump, ai qëndron në të njëjtin kah politik atë konservator. Përgjithësisht SHBA ish-sekretarët e Shtetit, personalitet që kanë kontribuar në administratë vazhdojnë të respektohen, dhe mendoj se është influencues në politikën amerikane brenda mundësive. Se si duam ta marrim, praktikisht ai ka marrë pjesë në aktivitete që kanë të bëjnë me 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA. Ka marrë pjesë ën atë takim ku merrte pjesë pala zyrtare e PD. Ai nuk la vend për tu takuam me zotin Berisha, pra nuk la mundësitë e lidhjes me konservatorët këtu. Nuk ishte me mision politik, por kreu disa funksione.
Nazarko: Ne po diskutojmë dhe për ide dhe për ngjarje dhe për personat. Kompania Linden është një kompani me një bilanc 33 miliardë dollarë. Ajo që është më e rëndësishme dhe që ka përcaktuar ardhjen e zotit Pompeo është fakti se me luftën në Ukrainë SHBA po kthen sytë nga Vlora dhe nga Shqipëria. Në këtë perspektivë me gjasë mund të ketë dhe ndonjë konkurencë greko-bullgare. Mendoj se prania e sekretarit Pompeo lidhet me një mision të tillë. Pavarësisht propagandës zyrtare që thotë se erdhi se e ftoi taulant Balla. Ajo që ngjan me atë si e orkestruar është se Shqipëria po fiton rëndësi në projektet e gazit.
Xhafo: Vizita e Mike Pompeo është paguar nga lindon energy, figurë e madhe, interesat për gazin janë globale. A ka pasur instrumentalizim për gjërat e vogla të ditës edhe nga ambasadorja Kim? Që ai t’i thotë Berishës që zonja ka mbështetjen tonë?
Nesho: Nuk është inat personal.
Nazarko: Dhënia e Honoris Causa, aty mund të ketë patur rol Taulanti, duke i bashkuar ngjarjet 3 në një, por duket se ambasada ka organizuar të ftuarit. Kishte shpërndarë ftesat. Ndoshta atij i duhet t’i jetë thënë se shiko se ambasadorja është sulmuar, dhe në një vend si ky i yni deklarata do të përdoren për konsum.
Kikia: Vizita e tij ishte me karakter ekonomik. Pjesa tjetër ishte dimension politik i kësaj vizite. Do të doja që në atë që ne e quajmë mbështetje për ambasadoren, në mjedisin shqiptar ai është ish-sekretar shteti, në aspektin politik përbën rëndësi, sepse nesër mund të jetë kandidat për zv.president. Nëse do ta kishte mbyllur karrierën si ish-kancelari gjerman do të ishte tjetër muhabet. Zoti Pompeo është ende aktiv në politik, qëndrimi i tij në takimin me politikanët e përzgjedhur dhe me hartuesit e Reformës në drejtësi, ai demonstroi vazhdimësinë e politikës amerikane. Ai nuk tha se Kim ka mbështetjen time, ai artikuloi qartë atë që për ne duket e habitshme, ai tha kjo është emëruar nga ne por do të vazhdojë të punojë për presidentin. Në këtë kontekst ishte mbështetja për ambasadoren Kim. më shumë se sa kaq mesazhi ishte për Berishën se ajo ideja se sa të vijë Trump në pushte dhe të ikë Biden këtu do ketë festë. Ai mbajti një qëndrim, dhe nuk mendoj se e ka shitur veten për një koncension ekonomik, por një mesazh që duhet lexuar qartë, se nëse ndodh rotacion në SHBA Berishës nuk do i shtrohet tapet.
/Abcnews.al/