Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Si do e shpjegojë arbitri atë penallti?!”, Starova direkt me presing

schedule22:42 - 5 Nëntor, 2020

schedule 22:42 - 5 Nëntor, 2020

Sulejman Starova, i zakonshëm në emisionin “Pressing” në ABC News, e nisi menjëherë me presing ndaj arbitrave. Trajneri i njohur vlerësoi fitoren e Tiranës kundër Kukësit dhe më pas kaloi të sfida që Teuta barazoi kundër Skënderbeut në shtëpi.

“Pikët janë ato që vlejnë. Fitore e rëndësishme e Tiranës, pasi e mori ndaj një ekipi rival. Triumfoi me shumë mungesa, që tregon se dublimi i pozicioneve funksion. E treta, ka dy pikë më shumë se rivali. Teutën e sakatoi gjyqtari. Kur nuk jep penallti, merr direkt notën katërt.

Kur ai nuk jep penallti, për mua merr vlerësimin zero. Nuk duhet të fillojmë që në javën e parë të mos japim penallti. Si do e shpjegojë ai që nuk e dha atë penallti? Pikët ikën tani”, tha mes të tjerash Starova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!