S’i bindet urdhrit të policisë, trafikanti braktis emigrantët me “Benz”-in dhe arratiset

schedule17:51 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 17:51 - 19 Dhjetor, 2021

Policia në Gjirokastër ka goditur një tjetër rast të trafikut të emigrantëve nga kufiri me Greqinë përmes Shqipërisë me destinacion vendet e BE-së.

Një 36-vjeçar që po transportonte 9 emigrantët nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Pas ndjekjes së policisë ai braktisi makinën dhe u arratis, e cila u sekuestrua.

Policia i bëri shenjë ndalimi 36-vjeçarit me inicialet R. B., i cili po drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se R. B. po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!