Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shyhrete Behluli për festat e Nëntorit: Shpresoj që të bëhet bashkimi kombëtar

schedule07:48 - 29 Nëntor, 2021

schedule 07:48 - 29 Nëntor, 2021

Shyhrete Behluli është një ndër zërat më të mirë të estradës shqiptare, e cila ka frymëzuar breza me muzikën e saj. Së fundmi ka dhënë një intervistë për IndeksOnline ku dhe ka folur për festat e Nëntorit.

Ajo thotë se 28 Nëntori është një datë që e bën atë shumë krenare. Më tej, këngëtarja e mirënjohur shton se është ndër ata që e dëshiron shumë bashkimin kombëtar mes dy vendeve shqiptare.



“Po kush se don bashkimin kombëtar. Gjithmonë i kemi kënduar dhe besoj që një ditë dalëngadalë edhe kufi më s’do të kemi edhe do të bëhet edhe bashkimi kombëtar edhe pse ka fillu me u ba. Besoj që brezat e ri që po vijnë kanë me përjetuar edhe më mirë”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!