Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij.
Rama foli edhe për projektet infrastrukturore.
“Ajo që është bërë në infrastrukturën në këto vite, nuk është bërë në gjithë vitet e marra së bashku. Dhe ajo që do të bëhet në 4 vitet e ardhshme…ideja është që Shqipëria 2030 do të jetë një vend ku nuk do të mungojë më infrastruktura hekurudhore. Një pjesë e projekteve do mbyllen në këtë dekadë një pjesë në tjetrën”, tha ai.


