Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, Blinken thirrje vendeve të Lindjes së Mesme: Të ndalohet konflikti në Gaza

schedule08:26 - 7 Janar, 2024

schedule 08:26 - 7 Janar, 2024

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme që të përdorin ndikimin e tyre mbi aktorët rajonalë për të ndaluar konfliktin në Gaza.

“Ne duam të sigurohemi që shtetet po përdorin marrëdhëniet e tyre me disa nga aktorët që mund të përfshihen për t’u siguruar që nuk do të kemi një përhapje më të gjerë konfliktit,” tha ai.

Komentet e zyrtarit amerikan erdhën pasi ministrja e jashtme e Francës i tha homologes së saj iraniane se Irani duhet të ndalojnë “aktet destabilizuese” që mund të nxisin një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.



Blinken, i cili gjithashtu do të vizitojë shtetet arabe dhe Izraelin, tha se do të shikojë se çfarë mund të bëhet për të maksimizuar mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të rritur dërgesat e ndihmës humanitare.

“Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!