Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shumë emra për Vllazninë, në Shkodër mbërrin një mbrojtës nga Bullgaria

schedule10:39 - 15 Gusht, 2020

schedule 10:39 - 15 Gusht, 2020

Vllaznia po mundohet të përforcohet me lojtarë cilësorë këtë sezon dhe ky është një mision jo i lehtë. Në Shkodër mbrëmjen e djeshme ka mbërritur edhe një mbrojtës i majtë, me pasaportë maqedonase dhe amerikane.

Bëhet fjalë për Aleksandar Isaevski, i cili ka darkuar me drejtuesit dhe stafin e klubit shkodran. 25-vjeçari ka luajtur rregullisht me Dunav Ruse në Bullgari 18 muajt e fundit dhe tashmë pritet të provojë një eksperiencë në Superiore. Në të shkuarën ka luajtur edhe me Makedonija GP dhe Pobeda, në Maqedoninë e Veriut.



Në kampin shkodran raportohet se ka akord edhe me mbrojtësin Eni Imami, ndërkohë që raportohet se po tentohet për portën Dimitri Stajila. Shtatlarti ishte vjet pjesë e Laçit, por tani është i lirë dhe kalimi te Vllaznia është një opsion për të.

Më parë Vllaznia ka afruar në skuadër sulmuesin Ardit Hoxhaj, i cili është vënë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric. Gjermani pret gjatë këtyre ditëve edhe emra të tjerë, pasi numri i largimeve nga kuqeblutë është i madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!