Shuhet tenori Thanas Konini, i njohur për interpretimin e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”

schedule17:23 - 26 Nëntor, 2023

schedule 17:23 - 26 Nëntor, 2023

Shuhet në moshën 71 vjeçare tenori i njohur shqiptar Thanas Konini.

Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u nda nga jeta këtë të diel në Korçë pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Konini ishte pjesëtar i Korit Lira prej vitit 1975. Prej fillimit ne vitet 1991 kan qenë dhe pjesëtar i korit te Kishës Ortodokse në Korçë. Të paharruara do të mbeten interpretimet unike të Nasit si solist me këngët “Dua më shumë Shqipërinë”, “O moj ti me sytë e zinj”, e shumë të tjera.

Teatri Korçës ka shprehur ngushëllimet e ndjera dhe mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në jetën artistike të qytetit.