Kosova troditet nga vdekja e parakohshme e Fadil Vokrrit. Legjenda e futbollit u shua në moshën 57-vjeçare pasi shkëlqeu fort në fushë dhe jashtë saj.
Nuk e pati fatin të rronte gjatë. Edhe një legjendë si Fadil Vokrri nuk mundi të luftonte me vdekjen, në momentin që ajo i erdhi, dhe Kosova mbeti pa yllin më të madh të saj të futbollit.
Po ashtu, edhe Shqipëria nga një më të mëdhenjtë e topkëmbës së Kombit.
Vokrri, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, i dërguar atje me urgjencë pas komplikacioneve shëndetësore.
Mjekët u shprehën se ai pati atak në zemër dhe erdhi I pajetë në spital.
Ai lindi në korrik të vitit 1960 në qytetin e Besianës, që njihet edhe si Podujevë, dhe shkëlqeu shpejt si futbollit.
Vokrri u shqua si sulmues i Prishtinës, me të cilën luajti në vitet 1980-1986 duke shënuar 55 gola në mbi 170 ndeshje, ndërsa më pas kaloi tek njëra nga skuadrat më të shquara të Jugosllavisë së asaj kohe, Partizani I Beogradit.
Në kryeqytet, shqiptari I Kosovës u bë idhull I tifozëve në 3 vite që luajti, duke shënuar shumë gola e duke fituar Kupën e Jugosllavisë.
U aktivizua edhe tek Nima në Francë dhe Fenerbahçe në Turqi.
Me përfaqësuesen e Jugosllavisë mori pjesë në 12 ndeshje duke shënuar jo pak, por 6 gola, siç mbahen mend ata ndaj Irlandës së Veriut apo ish-Gjermanisë Lindore.
Në vitin 2008 u zgjodh president I Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilën e drejtoi për 10 vjet, duke arritur suksese të mëdha.
Me shumë meritë të tijën, Kosova u pranua në vitin 2016 në UEFA dhe në FIFA, duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në Kampionatet Europiane dhe Kupat e Botës.
Po ashtu, klubet e shtetit më të ri të Europës u pranuan në kupat kontinentale.
Ekipi përfaqësues i Kosovës ka njohur rritje siç e tregoi edhe fitorja 3-0 në miqësoren me Shqipërinë në Zvicër.
Gjithsesi, futbolli i Kosovës do të duhet të bëjë që sot e tutje pa Fadil Vokrrin, dhe përfaqësuesja do të duhet të fitojë edhe për të. /abcnews.al