Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet futbollisti i ri/ Gjana pësoi trauma gjatë ndeshjes. Humb jetën në spital

schedule16:58 - 29 Shtator, 2026

schedule 16:58 - 29 Shtator, 2026

16 vjeçari shqiptar Asllan Gjana, ka humbur jetën në fushën e blertë në Greqi.

Ngjarja ka tronditur familjen, vendin fqinj dhe komunitetin shqiptarë atje, ndërsa mësohet se ai ndërroi jetë pas një dëmtimi të rëndë që mori në kokë gjatë një ndeshje.

Futbollistit iu dha menjëherë ndihma e parë nga mjeku, por për shkak të gjendjes së rëndë u vendos transportimi i menjëhershëm drejt spitalit.



Gjana ndërroi jetë në Spitalin e Kavalës, pas një shtrimi në repartin e kujdesit intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Asllan Gjana, po luante në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës, kur vetëm në minutën e dytë të takimit u përplas rëndë.

Gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli jashtë fushës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit.

Edhe familja e tij sportive reagoi me një mesazh lamtumire.

Ata thanë se klubi është në zi ndërsa kujtimi i Asllan Gjonit do të mbetet përjetë me ta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!