Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shuhet “E majta e Zotit”, Italia qan legjendën e Interit të madh

schedule10:38 - 20 Qershor, 2020

schedule 10:38 - 20 Qershor, 2020

Një legjendë e Interit shuhet. Mario Corso ka humbur jetën në moshën 78-vjeçare dhe vetë klubi zikaltër e ka njoftuar diçka të tillë. Sigurisht nuk mund të mungojë edhe një mesazh ngushëllimi për një futbollist që dha shumë për klubin italian ndër vite.

“Mario Corso, një kampion i përjetshëm me klas pafund, ka vdekur. Me këmbën e tij të majtë ai magjepsi botën me një ekip që shënoi një epokë. Të gjitha mendimet tona shkojnë te familja e tij në një periudhë kaq të vështirë”, shkruan mes të tjerash klubi zikaltër.

Corso ishte pjesë e Interit të madh të Helenio Herrera. Anësori i majtë ishte pjesë e Interit në periudhën 1957-1973, duke luajtur 509 ndeshje. Ai fitoi katër tituj kampionë Italie, dy European Cups (sot Champions League) dhe dy International Cups. Cosro luajti 23 ndeshje me kombëtaren italianë, ndërkohë që nofka e tij ishte “E majta e Zotit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!