TIRANË-Kryepeshkopi Anastas Janullatos pas shumë ditësh i shtruar në spital në Greqi, u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune, në moshën 95-vjeçare Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ishte shtruar në një spital të Athinës prej fillimit të janarit.
Trupi I tij do të sillet në Tiranë, pasditen e së martës dhe pas nderimeve në Katedralen Ortodokse, shërbesa e varrimit do të kryhet të ditën e enjten.
Deri në zgjedhjen e pasardhësit të Anastasit, detyrën e tij do ta mbaje përkohësisht mitropoliti Korçës Imzot Joani.
Gazetari Etmond Guri, në lidhje live “me Ora e fundit” në ABC News u shpreh se lajmi i hidhur i vdekjes se Janullatos ka qenë lajmi kryesor në mediat e vendit fqinj. Ai pohoi se Janullatos ka lënë gjumë dhe veprë të shkëlqyer.
“Ka qenë lajmi i ditës në mediat greke. Trupi i tij ndodhet në morg. Ai ka lënë amanet të varroset në Kishën Autoqefale, në Tiranë. Të dielën bëhet shërbesa liturgjike në Metropolinë e Athinës, para trupit të kryepeshkopit. Kryepeshkopi i Shqipërisë, një nga figurat më të ndritura të ortodoksisë botërore.Ka lënë një gjurmë dhe një vepër të shkëlqyer”, tha ai.
Gazetari i njohur Artur Nura tha se kryepeshkopi Anastas Janullatos erdhi si grek në Shqipëri dhe për këtë fakt është paragjykuar.
Duke iu referuar edhe shkrimeve të mediave greke, Nura pohoi se thuhet jozyrtarisht, që Janullatos ka lënë amanet që pasuesi i tij në Shqipëri të jetë imzot Joani, mitropoliti i Korçës.
“Ka ardhur si qytetar grek dhe është paragjykuar për këtë. Ka lënë dhe një amanet tjetër, që sipas mediave greke, kjo duhet të verifikohet që Joani të jetë vazhduesi i tij”, theksoi ai./abcnews.al