Shuhet 35-vjeçari, legjenda e Cardif humbet ndeshjen më të rëndësishme

schedule15:55 - 19 Mars, 2020

schedule 15:55 - 19 Mars, 2020

Rrëzimi nga shkallët e një pubi ka qëlluar fatal për Peter Whittingham. Ish-lojtari i Anglisë U21 ka humbur betejën me jetën dhe sot ka ndërruar jetë. 35-vjeçari rrëshqiti gjatë ndeshjes së rugby Angli-Uells.

Ish-mesfushori kaloi 10 sezone te skuadra e Cardiff City. Klubi uellsian ka dhënë lajmin e trishtë nëpërmjet një komunikate, aty ku shprehet e gjithë dhimbja e madhe për humbjen e parakohshme të Wittingham.

Me pikëllim të pafund ju njoftojmë të gjithë tifozëve se Peter Whittingham ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Jemi të gjithë me zemrën e thyer. Dashuria jonë shkon për gruan Amanda, djalin e tyre të vogël dhe familjarët e Peter.

Ata janë në mendimet tona dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre në këtë moment mizor. Peter ishte një njeri familjar, me sens humori dhe me shumë personalitet. Si një futbollist profesionist, ai shkëlqeu me Cardiff me talentin dhe përulësinë e tij.

Humbja e Peter ka shkaktuar dhimbje në qytetin dhe tifozët tanë. Ishte kënaqësi që e njohëm. Të duam Peter dhe kujtimi yt do të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh”, lexohet në komunikatën e klubit uellsian. /abcnews.al