Shuhen shpresat për titull, Barcelona mposht Realin

schedule23:00 - 19 Mars, 2023

schedule 23:00 - 19 Mars, 2023

Barcelona ka mposhtur 2-1 Realin në Camp Nou në javën e 26 të La Liga dhe shkon në +12 nga Los Blancos duke u shuar shpresat për titull.

Sa i përket ndeshjes, rezultati u zhbllokua pas nëntë minutash lojë kur Ronald Araujo realizoi autogol.

Por në  fund të pjesë së parë Sergi Roberto barazoi shifrat.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në barazim, në minutat shtesë (90’+2), Franck Kessie pranoi një top nga Alejandro Balde për ta shënuar golin e fitores.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Barcelona luan në transfertë ndaj Elche, ndërsa Reali pret Valladolit. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/