Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyrja e takimit në Uashington, Selimi: Lëvizjet lidhen me agjendën e Shtëpisë së Bardhë

schedule21:54 - 21 Gusht, 2020

schedule 21:54 - 21 Gusht, 2020

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi ka treguar arsyen e shtyrjes për në 4 shtator të takimit në SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Selimit, i cili po qëndron për një vizitë në Uashington së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, shtyrja lidhet me agjendën e Shtëpisë së Bardhë.

Saktësisht u shpreh ai, takimi varret nga agjenda e zyrtarëve të lartë të SHBA, O’Brien, Richard Grenell dhe të tjerë që merren me dialogun ndërsa konfirmoi se do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës në Uashington.

Sa i përket delegacionit të plotë, Selimi shprehet se para udhëtimit për në SHBA do të mbahet një takim me Hotin për të përcaktuar emrat.

“Kjo vizitë ka qenë në koordinim të plotë qeveritar dhe ka qenë vizitë përgatitore e takimit të fillimit të shtatorit., Data nuk është vendosur ende saktësisht, mund të jetë data dy shtator, por sipas të gjitha gjasave do të jetë data 4 shtator, Arsyet e kësaj lëvizjeje kanë të bëjnë me përshtatjen e agjendave të bartësve të këtij procesi nga shtëpia e Bardhë z. O’Brien dhe ambasadorit Grenell dhe pjesëtarëve të tjerë që e bartin rolin kryesor në fasilitimin e këtij dialogu,” deklaroi Selimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!