Me një kombinim të skepticizmit dhe shqetësimit – përtej triumfalizmit të pritshëm të më shumë fanatikëve, shtypi italian të hënën u përball me fitoren gjithëpërfshirëse të së djathtës në zgjedhjet e së dielës.
E titulluar “epoka e re e populizmit”, La Repubblica shkruajti se rezultati i zgjedhjeve po ndryshon vendin.
“Çfarë mund të presim tani? Kriza po anon vendin në të djathtë, po zgjat epokën e populizmit, dhe po konfirmon se llogaridhënia në qeveri nuk jep rezultate elektorale, sepse kushton.
Ashtu siç u njoftua pak kohë më parë, Fratelli d’ Italia po fiton, pikërisht në rastësi të këtyre faktorëve, duke shkatërruar La Liga dhe Forza Italia. Ishte një fitore e pritshme, por që ndryshon historinë e vendit”, raporton La repubblica.
Gazeta e djathtë “Il Giornale” nuk e fsheh kënaqësinë e saj, me titull “Një grua për një të djathtë moderne” dhe flet për një rrugëtim të gjatë të fitueses Giorgia Meloni me transformime të rëndësishme politike që e sollën nga lagje e varfër ku u rrit, te pragu i pallatit të kryeministrisë.
“Pozicionet e saj politike, nga euroskeptike në pro-europiane, dhe të gjitha të tjerat në favor të Perëndimit, NATO-s dhe kundër pushtimit rus, janë pasojë e kësaj rruge dhe qartësisht pjesë e një rrugëtimi të gjatë që ka bërë Georgia Meloni, duke kaluar nëpër të gjitha qeveritë e tij të botës”, theksohet në një opinion të gazetës.
Corriere della Sera trajton edhe mënyrën se si vendet e tjera e shohin tani Italinë: “Nuk mund të injorohet që jashtë kufijve tanë faza e re karakterizohet si ujëra të paeksploruar dhe nga disa qeveri edhe si një traumë.
Ekziston frika e një efekti domino në aleancat europiane, me një që përforcohet nga rezultatet italiane, që pasojnë ato në Suedi. Në Moskë ka edhe një ndjenjë pozitive për shkak të pranisë së paratisë së Ligës dhe Fratelli d’ Italia në koalicion. Shumë do të varet nga balanca e brendshme e pushtetit në qeverinë e re italiane”, paralajmëron gazeta.
Po kështu për qendrën e majtë Il Messaggero, balancat e brendshme do të jenë me interes të madh në qeverinë e re: “Zonja Meloni dëshiron të vlerësojë tërësisht balancën e pushtetit me Matteo Salvinin dhe Silvio Berlusconin.
Kryesisht synon të zbulojë se cili do të jetë fati i sekretarit të Lidhjes së Veriut që shmangi tensionet gjatë fushatës zgjedhore. Por tani, me Ligën në rënie të mprehtë, ai e sheh lidershipin e tij duke u lëkundur”, thekson Il messengaro.
“Italia po lëviz djathtas”, shkruan La Stampa në titullin kryesor të saj, ku flitet edhe për ekuilibra të brishtë brenda koalicionit të ri qeverisës.
Shtypi italian thekson gjithashtu se pjesëmarrja e votuesve ka rënë në nivelin më të ulët historik, me një në tre italianë që nuk kanë marrë pjesë në votime, ndërsa në nivel personal theksojnë rikthimin e Silvio Berlusconit në Senat dhe dështimin e Luigi Di Maio për t’u zgjedhur.
/abcnews.al