Shtyhet sërish seanca ndaj “spiunes” ruse në Gramsh

schedule10:04 - 3 Mars, 2023

schedule 10:04 - 3 Mars, 2023

Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofoeva për arsye procedurale. Seanca e radhës pritet të mbahet me 17 Mars. Gazetarja e Abc News, Edisona Skënderi raporton se shtetasja ruse kërkon që kërkesa për ekstradimin e saj të vijë në gjuhën ruse.

“Seanca u shty sepse rusja kërkoi kërkesën e Prokurorisë në gjuhën ruse”, tha avokati i saj, Fatmir Lushi. Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat për spiunazh.

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve. Teksa tentuan që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë ndërsa njëri prej tyre i ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre u arrestuan ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!