Shtyhet seanca ndaj ish-deputetit Klevis Balliu

schedule11:39 - 3 Qershor, 2019

schedule 11:39 - 3 Qershor, 2019

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Prokuroria ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkon që ish-deputetit t’i caktohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Para kamerave, Balliu u shpreh se nuk i trembet procesit politik.

Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila la të lirë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Organi i akuzës kërkon që t’i caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Seanca u shty sepse nuk ishte njoftuar prokurori i çështjes. Ish-deputeti Balliu u shpreh për mediat se nuk i trembej gjyqit politik.

Avokati i Balliut Genc Gjokutaj e cilësoi procesin të parregullt. Balliu u arrestua më 7 Maj nga policia së bashku me 3 banorë të Unazës së Re, të cilët po protestonin kundër kryeministrit Edi Rama që do bënte një vizitonte tek një biznes në zonë.

Ish-deputeti u përplas me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Balliu u shoqërua në polici iu komunikua arrestimi. Gjykata e Tiranës dha për të masën “detyrim paraqitje” për akuzat: “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Tashmë beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!