Është shtyrë sërish seanca e parlamentit për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës. Shkak është bërë mosarritja e një marrëveshjeje mes deputetëve për ratifikimin e marrëveshjes.
Ka dështuar sërish votimi në parlamentin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Pavarësisht apelit të ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj për votimin e saj, nuk ka pasur një consensus mes paleve
Shefi i grupit paralamentar i Lidhjes demokratike të Kosovës Abdullah Hoti tha se partia e tij do të votonteratifikimin por pa raportin e Shpejtim Bulliqit. Një kërkesë e refuzuar prerë kjo nga kryeministri Haradinaj.
Hoti më pas i kërkoi kreut të ekzekutivit që të fliste më me respekt me partinë që ka më shumë deputetë se partia e tij.
Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka kërkuar votimin e menjëherëshëm të demarkacionit duke thënë se kjo marrëveshje nuk do I merrte asnjëherë 80 votat që i duhen dhe pse në sallë ishin të pranishëm 91 deputetë.
Lista serbe nuk ishte e pranishme në sallë duke qenë se një ditë më parë zyrtarizoi vendimin për të mos e votuar demrakacionin.
Jashtë sallës së parlamentit një grup i vogël personash kanë protestuar duke kërkuar votimin e demarkacionit. Protesta u organizua nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione. Organizatori i protestës, Bashkim Fazliu, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i ofendoi dhe qëlloi me vezë liderin e VV-së, Albin Kurti.
Ndërkohë mëngjesin e së premtes Lëvizja “Vetëvendosje”dorëzoi në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duke e akuzuar atë për “Shkelje të rëndë” dhe “Tradhti ndaj vendit” në çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Pas idesë s parë që séance të shtyhej për ditën e hënë, në fund u vendos që të lihej për të mërkurën për shkak se kryeministri Haradinaj do të jetë në një vizitë zyrtare në Londër në fillim të javës.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave. /abcnews.al