Shtubina: Jeta pa futboll nuk ka kuptim, ta mbyllim sezonin

schedule16:25 - 21 Prill, 2020

schedule 16:25 - 21 Prill, 2020

Ndriçim Shtubina, mesfushori i Vllaznisë, foli sot në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport. “Javën e parë nuk dola prej virusit. Bëra testin dhe qëndrova në shtëpi për 14 ditë. Kurse tani dal stërvitem i vetëm”, tha fillimisht lojtari i kuqebluve.

Prej më shumë se një muaji futbolli është ndalur dhe Shtubina e komenton kështu: “Ndihem keq, pasi nuk jam mësuar kaq shumë pa futboll. Jeta pa futboll nuk ka kuptim”, shton Shtubina.

“Unë dakord që të rinisë kampionati. Nuk ka kuptim që të mos luhen të gjitha ndeshjet. Të caktohen kush shkon në Europë e kush del kampion kur të luhet I gjithë kampionati”, shprehet Shtubina, i cili ndër të tjera shton se ekipet duhet të nisin stërvitjen. Nuk mungojnë as pyetjet në aspektin personal, për sezonin e tij më të mirë.

“Kampionati më i mirë, kur analizoj, kur isha i ri shënoja më pak dhe luaja më mirë. Mund të kem luajtur më keq, por kam shënuar. Çdo vit kam dhënë maksimumin dhe kam qenë titullarë”.

Në lidhje me pagesat te Vllaznia, Shtubina deklaron: “Nuk janë problem pagesat, por vonesat për shkak të procedurave në bashki. Ka një ngërç për momentin”.

I pyetur për largimin nga Vllaznia, mesfushori shtoi: “Nga Vllaznia nuk u largova me dëshirë. Ishin disa persona që donin të bënin ato që donin dhe që nuk merrnin vesh nga futbolli” .

” Yjet e ardhshëm? E vështirë të them emra. Kemi disa të rinj në ekip, janë Lekaj e Rrepaj, të cilët nëse kanë dëshirë dhe punojnë, atëherë doni shikoni edhe ju”, përfundoi Shtubina. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!