Shtrenjtohen sërish karburantet, sa do të shiten deri në 25 mars

schedule14:50 - 23 Mars, 2022

schedule 14:50 - 23 Mars, 2022

Bordi i Transparencës ka vendosur që të shtrenjtoje gjatë dy ditëe në vijim çmimin e naftës dhe benzinës. Duke filluar nga sot, çmimi i një litri naftë do të jetë 233 lekë nga 221 që është aktualisht, kurse një litër benzinë do të shitet me 218 lekë nga 211 lekë që është tani.

Bordi rreket të arsyetojë se këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht: nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 usd/ton dhe i benzinës me 113 usd/ton për të njëjtën periudhë.

Ndonëse çmimet e bursës reflektohen për çështje orësh kur bëhet fjalë për rritje, kjo nuk ndodh kaq shpejt në rastet kur çmimet e karburanteve ulen në bursa.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Bordit

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 208 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm.

?Këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht:
nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 usd/ton dhe i benzinës me 113 usd/ton për të njëjtën periudhë.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursës, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!