Tregtia midis Shqipërisë dhe Koresë së Veriut ka njohur një shtim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit si në peshë edhe në vlerë.Vërehet se gjatë dy viteve të fundit vlera ka pasur një luhatje të lehtë por është në rritje të ndjeshme me disa vite më parë.Në total shëkmbimet tregtare me Korenë e Jugut në 2025 rezultuan rreth 16.5 miliardë lekë nga mbi 13 miliardë që ishin në 2023.
Në bazë të dhënave të Instat Shqipëria ka nivel më të lartë importesh nga ky vend ,gjatë tre viteve të fundit është regjistruar thuajse një trefishim i blerjes së ushqimeve dhe pijeve.Një tjetër zë me peshë në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve është importi i makinerive dhe paisjeve i cili gjithashtu ka ardhur në rritje krahasuar me vite më parë duke regjistruar një vlerë prej mbi 13 mld lekësh në 2025.
Nga të dhënat rezulton se Korea e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina pasi çmimet janë më të favorshme.
Ndërkohë që eksportet nga Shqipëria drejt koresë së jugut rezultojnë se janë më të vogla në sasi.
Ne eksportojmë kryesisht ushqime dhe pije produkte palstike e kimike si dhe makineri e pjesë këmbimi./abcnews.al


