Durrësi tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes përsa i përket rasteve të reja me COVID 19. Këtë të martë ministria e Shëndetsisë ka konfirmuar plot 12 raste të reja.
Nga të cilat 11 prej tyre nuk janë vatra të reja por familjarë të të prekurve të ditëve të mëparëshme të cilët ju ishin nënshtruar testimeve. Mbetet enigma vatra e re e shfaqur në këtë qytet.
Gazetarit Leonidha Musaj raporton për Abc News se burime pranë sipitali të Durrësit i kanë konfirmuar se i infektuari është një burrë në moshë të thyer dhe dyshohet se ai përpara mbylljes së kufijve ka pasur kontakte me të afërm të tij që janë emigrant.
Ndërkaq mësohet se bashkëshortja dhe djali i të infektuarit jane konfirmuar pozitive me Covid 19./abcnews.al