Orges Shehi debutoi me barazim 0-0 kundër Vllaznisë në krye të Kukësit, duke marrë vetëm 1 pikë në shtëpi dhe duke humbur disi kontaktin me Tiranën kryesuese. Në takimin kundër Vllaznisë, Kukësi luajti pa kapitenin Musolli, si dhe pa mesfushorin Eduart Rroca, që kishte plotësuar numrin e kartonëve.
Mungesë tjetër ishte edhe Et’hemi, gjithashtu me kartonë. Ky i fundit dhe Rroca do të rikthehen për sfidën kundër Skënderbeut, por mungon mbrojtësi Teqja, i cili duhet të shlyejë pezullimin për shkak kartonësh.
Musolli dihej si mungesë, ndërsa kundër Vllaznisë, u dëmtua dhe sulmuesi kryesor, Vasil Shkurtaj. Bomberi i verilindorëve pësoi dëmtim në gju dhe në kavilje, ndërsa rikuperimi i tij, kërkon të paktën një muaj./abcnews.al