Shtohen mungesat para Milanit, Roma humb një mbrojtës nga Covid-19

schedule12:37 - 23 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 23 Tetor, 2020

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Është vetë lojtari që ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në “Instagram” dhe ai tregon se deri më tani ndihet mirë. Koronavirusi do ta pengojë atë të mari pjesë në duelin e së hënës kundër Milanit, duke u shtuar kështu në listën e mungesave të verdhezinjve.

“Përshëndetje të gjithëve, unë rezultova pozitiv me Covid-19 dhe tashmë jam në karantinë. Ndihem mirë dhe kam filluar të numërojë ditët mbrapsht deri sa të rikthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe Forza Roma!”, shkruan italiani përkrah fotos.

 

View this post on Instagram

 

Ciao a tutti, sono risultato positivo al Covid e di conseguenza mi sono aggiudicato la quarantena 😞 Fortunatamente mi sento bene e sto già facendo il conto alla rovescia per il rientro in campo 💪🏻 A presto e Forza Roma!💛❤️

A post shared by Gianluca Mancini (@gianlumancio_23) on

Ish-lojtari i Atalantës nuk udhëtoi ditën e djeshme me ekipin drejt Zvicrës, ku Roma luajti ndeshjen e saj të parë në Europa League kundër Young Boys. Trajneri i kryeqytetasve, Paulo Fonseca, e filloi sfidën e djeshme me pesë mbrojës, por në duelin e Milanit pritet të rikthehet tek ajo me katër. Kujtojmë që mungesë e sigurtë për ta është edhe Chris Smalling, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. /abcnews.al