Shtohen kategoritë, vaksina e detyrueshme për administratën

schedule15:51 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:51 - 8 Shtator, 2021

Muaji shtator do të jetë vendimtar për afro 84 mijë punonjës shteti. Ata duhet të bëjnë vaksinën anti-covid nëse duan që të shkojnë në punë. Kjo është kategoria më e gjerë e të përfshirëve në vaksinën e detyruar, pas mësuesve, pedagogëve dhe studentëve.

Vaksinimi me detyrim i administratës u njoftua nga kryeministri Rama. Kryeministri ftoi të gjithë ata që janë të pabindur për të bërë vaksinën, të mos ju besojnë teorive konsiperative.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në funksion të këtij procesi të detyruar i gjithë muaji shtator do të jetë i hapur për këdo që dëshiron të vaksinohet. Deri në fund të vitit, pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 3 milionë doza vaksinash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!