Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka pranuar se ka pasur abuzime me ndihmat, ai gjithashtu theksoi se do të ndërtohet një program më vete për buxhetin.
“Edhe sikur të mos marrin asnjë lek nga ndërkombëtarët do ta realizojnë procesin e rindërtimit shumë mirë”, tha Rama.
Këtë mesazh kryeministri ia adresoi deputetëve të opozitës parlamentare, ku ndër të tjera theksoi se anëtarët e kabinetit të tij janë më të zotë së ata dhe sesa ata që sot janë jashtë parlamentit.
“Kam dëgjuar përveç klithmave për kapele dhe çizme, që janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjella nga ekranet dhe nga portalet, e vitrinat, që shteti paska mbetur pa lekë dhe nuk paska kapacitet të përballojë këtë situatë dhe po i shtrijmë dorën botës”, u shpreh Rama.
Më tej Rama theksoi se provat nuk mund të humbasin sepse është fotografuar gjithçka për banesat e shkatërruara dhe se po punohet bashkë me Prokurorinë për të evidentuar të gjtiha shkaqet.
“Të gjitha ato fondet i kalojnë fondit të rindërtimit. Po ta kishe lexuar këtë do ta kishe kapur. Unë e mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën dhe me ju dhe mbi fjalimet tuaja. Për të ardhur tek thelbi që na ka mbledhur këtu dhe për mos t’ju harxhuar njerëzve kohe me brroçkulla. Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 mld prej të cilave 13 mld janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 mld nga donacionet e ndryshme. Kjo pako e parë është alookim fillestar. Kam dëgjuar përveç këtyre klithmave për doreza, kapele, çizme, janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjellja nga ekranet dhe nga portalet dhe nga vitrinat dhe që shteti paska ngelur pa lekë dhe s’paska mundësi të përballojë këtë situatë. Dëgjojeni mirë këtë dhe ta dëgjojnë mirë të gjithë, ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur mos të marrin asnjë lekë nga bota. Kështu e kemi programin dhe kështu do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me këtë buxhet është fillimi i këtij programi”, tha Rama.
Vitin 2020 e shohim si një vit të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik- social. Do të dëshmojmë me vepra që kjo është mënyra e duhur. Banorët duke filluar nga janari do të vendosen në apartamente që do ti marrim ne me qera. Solidariteti shqiptar është madhështor , por e ka afatin e shkurtër”. u shpreh Rama.
/abcnews.al