Nju Jorku,veçse epiqendra e koronavirusit në SHBA, është shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në botë.
Si pasojë e Covid-19, shteti amerikan ka humbur 7,067 jetë njerëzish. Tashmë në media po publikohen pamje të akrivolëve që po vendosen në varre masive në qytetin e Nju Jorkut, shkruan abcnews.al
Numri i viktimave vijon të rritet ndërsa punonjës me kostume mbrojtëse shihen teksa përdorin një palë shkallë për të zbritur në gropën e madhe që është hapur dhe ku vendosen njëri pas tjetrit arkivolet.
Ashtu siç pritej, viktimat janë vendosur në Ishullin Hart , ku janë varrosur kohë më parë viktimat e shkaktuara nga Gripi Spanjoll. Deri më tani, numri i të infektuarve në Nju Jork është 161,504 dhe ndiqet pas nga Spanja që numëron 157,022 të infektuar.
Italia fqinje radhitet e treta në botë me 143,626 persona që janë konfirmuar pozitivë koronavirusin. /abcnews.al/