Shteti i Kosovës feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë

schedule11:13 - 17 Shkurt, 2018

schedule 11:13 - 17 Shkurt, 2018

Nga sot Kosova bën 10  vjet si shtet i pavarur. Ajo u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, projekt ky që u mbështet nga shumica e vendeve demokratike, Kosovën e kanë njohur  mbi 100 shtete të botës. Gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare, Kosova përmbylli mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, nisi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili akoma nuk ka përfunduar, dhe po vazhdon përpjekjet për t’u përfshirë në strukturat evropiane, ndonëse qytetarët e saj akoma nuk mund të lëvizin lirshëm në hapesiren Shengen. Kosova akoma nuk cilësohet shtet i pavarur nga Bashkimi Evropian, ndonëse 23 shtete të BE-së individualisht e njohin pavarësinë e saj. Në strategjinë e fundit të BE-së për Ballkanin, unioni cilësonte për Kosovën se “ajo ka mundësi të bëjë përparim të qëndrueshëm me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe të avancojë në rrugën e saj evropiane, kur të lejojnë rrethanat objektive”./abcnews.al