“Shteti është si një familje”, Balla: Lufta ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, por ne do t’iu ndihmojmë

schedule11:14 - 7 Nëntor, 2022

schedule 11:14 - 7 Nëntor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla në një deklaratë për mediet, bëri me dije se në kushtet e një lufte me të cilën po përballet bota, ne (Shqipëria)  kemi një buxhet me rritje.

Balla: Pjesa e rëndësishme është vazhdimi i mbështetje buxhetore për sa i përket të gjitha familjeve shqiptare. Qeveria do vijojë të suportojë 80% të faturës së energjisë elektrike të familjeve shqiptare për sa kohë të vijojë lufta.

Ai shtoi se Shqipëria nuk përbën asnjë përjashtim nga vendet e tjera që janë prekur nga inflacioni i luftës, por fokusi i qeverisë është që të mos lërë  vetëm asnjë familje shqiptare.

Balla: Do vazhdojmë të mbështesim indeksimin e pensioneve. Shteti është si një familje. Buxheti i një shteti është si buxheti i një familjeje. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe të mos lëmë asnjë vetëm. Ashtu si përballuam tërmetin dhe pandeminë, do t’ia dalim edhe me këtë luftë që është e vërteta dhe realja. Lufta ka hyrë në xhepat e shqiptarëve. /Abcnews.al/