“Shtëpia e barit” në Shkodër, lirohen punonjësit e OSHEE, prokuroria: Ndalim i paligjshëm

schedule19:38 - 15 Janar, 2022

schedule 19:38 - 15 Janar, 2022

Për prokurorinë e Shkodrës, ndalimi i 5 punonjësve të OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të një “shtëpie bari” në Bërdicë të Shkodrës është i paligjshëm. Kështu pas disa orësh, 5 punonjësit e OSHEE janë lënë të lirë.

Kujtojmë se aksioni i policisë u organizua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u zbulua edhe laboratori i përshtatur me kushtet e nevojshme për kultivimin e kanabisit. Policia arrestoi 8 persona mes tyre edhe 5 punonjësit e OSHEE pasi u akuzuan fillimisht se nuk kishin konstatuar vjedhjen e energjisë që duhej për të përshtatur kushtet brenda laboratorit të drogës.

Lexo edhe:U proceduan për “shtëpinë e barit” në Shkodër, punonjësi i OSHEE-së “nxjerr letrat”: Policia, në burg!

Punonjësit e OSHEE që u liruan janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!