Shtanget nga poezia e së ëmës, përse u përlot disa herë Gerta Mahmutaj? Koha për një fëmijë?

schedule18:11 - 23 Prill, 2021

schedule 18:11 - 23 Prill, 2021

Këngëtarja Gerta Mahmutaj këtë të premte ishte e pranishme në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku foli për këngën e saj më të fundit “Havale” me të cilën konkurron edhe në Këngën Magjike. Gerta tregoi se Kledi Bahiti i kishte propozuar të prezantohej ndryshe si në stilin e muzikës, por dhe aparancë. Ndër të tjera ajo nënvizoi se kishte kohë në dispozicion për të parë çfarë shkonte ose jo me këngën.

“Kur diskutuam me Kledin më tha që ti ke dalë me balada, ndoshta ka ardhur momenti që të bësh diçka ndryshe”. A është momenti për të fituar çmimin e parë, lexon Ermali një nga komentet që shkruhej në Youtube. “Po pse jo? Momenti është në çdo moment”, tha Gerta. Teksa foli për votimet mes kolegëve tregoi se nuk bën telefonata për pike apo lobime të caktuara.

Moment shumë i bukur dhe prekës për këngëtaren ishte kur Ermali i lexoi poezinë që nëna ia kishte dedikuar. Teksa Ermali po e lexonte Gerta u përlot dhe tha: “Më duket se është mami”. Ermali e pyet Gertën nëse e kishte menduar ndonjëherë që poezitë e mamit ti bëntë këngë, ajo tha po, madje edhe nëna e saj e ka më dëshirë.

“Kutia e Kujtimeve” u prezantua për herë të parë në këtë intervistë me Gerta Mahmutaj në ‘Abc e Pasdites. Motra e saj Rosela tregoi disa “sekrete” të vajzave që i ruanin me njëra- tjetrën që nga fëmijëria. Pa mendoni do ta kishit imagjinuar ndonjëherë Gertën mësuese apo një peshëngritëse si Fetie Kasa? Zbuloni videot në Youtube për rrëfime të pa treguara.

Gjatë rubrikës “Reflektim” në mbyllje të programit Ermali e pyet nëse ka ardhur momenti për një fëmijë. “Mendoj se po. Por të mbaroj njëherë “Havaleja”, tha ajo duke qeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!