Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli kërkon të lirohet nga burgu: Do zbuloj ilaçin kundër koronavirusit

schedule09:35 - 8 Prill, 2020

schedule 09:35 - 8 Prill, 2020

Martin Shkreli ka kërkuar të lirohet nga burgu në mënyrë që të mund të punojë në gjetjen e një kure për koronaviruin.

Shkreli, një sipërmarrës bioteknologjik që vuan shtatë vite burg për mashtrim të investitorëve, kërkoi të lirohet përkohësisht për tre muaj, raporton abcneës.al.

Ai argumenton se një lirim nga burgu për tre muaj do ta lejonte atë të ndihmonte në zhvillimin e një kure për COVID-19, i cili ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë botën.

“Si një sipërmarrës i suksesshëm i bioteknologjisë, unë jam një nga të paktët drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve nga krijimi i molekulave dhe gjenerimi i hipotezave, deri te vlerësimet preklinike dhe modeli i provës klinike, sinteza dhe vendosja e ilaçeve”, thuhet në deklaratën e tij.

Shkreli, pati një reputacion të keq pasi rriti çmimin e ilaçit anti-parazitar Daraprim nga 13.50 dollar një tabletë në 750 dollar.

Ai po mbahet në një burg federal në Allenëood, Pensilvani dhe pritet të lirohet në vitin 2023./abcnewsa.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!