Një 46-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ka tentuar të rrahë me shkopinj vjehrrin e tij. Mediat bëjnë me dije se më pas ai ka qëlluar në drejtim të tij me disa gurë duke e lënë të plagosur.
E gjithë skena u pa nga fqinjët e familjes shqiptare të cilët njoftuan menjëherë policinë. I arrestuari me precedentë të mëparshëm penalë ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai është arrestuar disa herë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij pasi dyshohet se pasi e ka rrahur këtë të fundit e ka kërcënuar edhe me thikë.
Shqiptari vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi ka qenë i shtruar në spital nga ku është arratisur të paktën dy herë. m.v/Abcnews.al